E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, dënohen vrasjet dhe represioni në Siri

Qeveria e Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së jashtme, ka shprehur shqetësim për ngjarjet në Siri dhe dënon ashpër vrasjet dhe represionin, që po ushtron regjimi sirian mbi popullsinë e pafajshme.
 

Gjithashtu në njoftimin e Ministrisë së jashtme theksohet se Kosova e mbështet fuqishëm popullin sirian në zgjedhjen e fatit të vet dhe përkrahë pa asnjë rezervë, përpjekjet e qytetarëve sirianë kundër regjimit represiv.
 

Qeveria e Kosovës mbështet edhe masat e Ligës Arabe dhe të Komunitetit ndërkombëtar, kundër regjimit të Sirisë dhe fton për ndalje të dhunës së skajshme dhe të vrasjeve në Siri.
 

Në fund të deklaratës theksohet se institucionet dhe qytetarët e Kosovës janë të bindur se shumë shpejtë, populli sirian do të realizojë synimet e tij dhe do të jetojë ne paqe dhe prosperitet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›