E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani presidenti emeron kryeministrin e ri Mihai Razvan Ungureanu

Presidenti rumun Trajan Basesku ka emëruar shefin e shërbimit të inteligjencës rumune në postin e kryeministrit disa orë pasi Emil Bok dha dorëheqjen pas protestave të shumta.
“Koalicioni qeverisës ra dakord të caktojë Mihai Razvan Ungureanu si kryeministër”, tha presidenti Basesku në një deklarate. Emërimi tani kërkon dhe miratimin e parlamentit rumun. Më herët Bok dha dorëheqjen pas tensioneve politike dhe sociale.
Duke folur pas takimit të kabinetit, ai tha se po dorëhiqet dhe se ky është momenti për vendime politike deçizive. Bok tha se në këtë kohë krize, qeveria e qendrës ka vepruar për të shpëtuar vendin. “E di që kam marrë vendime të vështira, por frytet kanë filluar të shfaqen”, është shprehur Bok.
Megjithëse ekonomia rumune pësoi një rritje vitin e kaluar, vendi është përfshirë nga demostrata të mëdha. Kryeministri ka kërkuar shkurtime në 25% të pagave në sektorin publik dhe ngrirje të pensioneve. Gjithashtu qeveria kërkoi ngritje të taksave neë 24%. Qeveria ka thënë se është i nevojshëm implemntimi i masave për të marrë një paketë ndihme prej 20 miliardë euro nga FMN-ja.
Ungureanu ka një diplomë masteri në universitetin Oksford ka qenë ministër i Jashtëm në vitet 2004-2007.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›