E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet në Vjenë autobusi me kosovarë, vdesin 6 pasagjerë

Gjashtë persona kanë vdekur në një aksident të rëndë trafiku në afërsi të Vjenës, në Austri, në mesnatën e së dielës, kur një autobus me udhëtarë nga Kosova është përplasur me dy kamionë. Sipas zyrtarëve në autobus ndodheshin 42 udhëtarë, të cilët po udhëtonin nga Prishtina për në Munih të Gjermanisë. Autobusi me targa gjermane, i cili po transportonte

42 pasagjerët nga Kosova në Gjermani u përplas me dy kamionë, rumun dhe sllovak, pas mesnatës së diel në drejtim të daljes Shtainhozl, një kilometër para Hayligenkroic. Katër viktima ishin pasagjerë të autobusit, ndërsa dy të tjerë udhëtarë të kamionëve. Ministria e Jashtme e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur listën e të lënduarve në aksidentin e trafikut, që i ndodhi autobusit të Kosovës, 22 km larg Vjenës. MPJ thekson se kjo listë i është dorëzuar Ambasadës së Kosovës në Vjenë nga Ministria e Rendit të Austrisë. Theksohet po ashtu se identiteti i 6 viktimave ende nuk është bërë publik. Po ditën e djeshme, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjeve që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik, që ndodhi sot në Vjenë. Me dhembje të madhe morëm lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi në Vjenë të Austrisë, ku humbën jetën familjarët dhe më të dashurit tuaj. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta, thuhet në telegramin e urimit. Thaçi po ashtu, të gjithë të mbijetuarve të këtij aksidenti iu ka uruar shërim të shpejtë, ndërsa ka bërë të ditur se qeveria e Kosovës është në kontakte të vazhdueshme me autoritetet e shtetit të Austrisë për tiu dalë në ndihmë të aksidentuarëve dhe për të zbardhur në tërësi shkakun e aksidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›