E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet një familje në Korçë, 1 i vdekur

Një 41 vjeçar gjeti vdekjen, ndërsa bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij mbetën të lënduar, kur automjeti me të cilin ata udhëtonin u përfshi në një aksident rrugor në afërsi të doganës së Kapshticës në rrethin e Korçës.
Aksidenti me pasojë vdekjen e 41 vjeçarit Aleksandër Blaceri, banor i rrethit të Pogradecit, ndodhi rreth orës 21: 00 në vendin e quajtur Gryka e Kapshticës, rreth 3 kilometra larg doganës.
Automjeti tip BMW, me targë greke, ku udhëtonin 4 anëtarët e familjes, drejtohej nga kryefamiljari Blaceri. Mësohet se gruaja dhe dy fëmijët e tij, të moshës 11 dhe 17 vjeç, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e policisë në vendngjarje, rezulton se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia me të cilën drejtonte autoveturën 41 vjeçari Blaceri si dhe lagështia e krijuar në rrugë ng a rënia e reshjeve të shiut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›