E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, aksidentohet rëndë i moshuari

Mesditën e sotme, në Shkodër një automjet tip benz ka aksidentuar rëndë një 69 vjecar, teksa kalonte rrugën me biçikletë. Sipas hetimeve paraprake nga policia mësohet se ka qënë 69 vjecari ai që i ka prerë rrugën makinës tip Benz duke shkaktuar më pas këtë aksident. 

SHKODER-Një aksident është shënuar mesditën e sotme rreth orës 12 në lagjen “Liria” në hyrje të qytetit të Shkodrës. Një makinë tip benz me targa të Shkodrës 6847E që drejtohej nga Fatmir Shala 55 vjec ka aksidentuar rëndë 69 vjecarin Angjelin Shllaku, i cili po udhëtonte me bicikletë. Sipas hetimeve paraprake nga policia mësohet se ka qënë 69 vjecari Shllaku ai që i ka prerë rrugën makinës tip Benz, duke shkaktuar më pas këtë aksident. Ndërsa është shoqëruar për në komisariat dhe drejtuesi i mjetit Fatmir Shala.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›