E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, arrestohet i kërkuari nga policia

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 25 vjecar I akuzuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Saimir Tafa ka ndihmuar në vitin 2008 të kalonin kufirin grek në mënyrë klandestine 4 persona, kundrejt fitimit prej 1500 euro. 

GJIROKASTER-Policia e Gjirokastrës arrestoi Saimir Tafën, 25 vjec dënuar nga Prokuroria e Rrethit me 8 muaj burg në mungesë, për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit”.Tafa ka ndihmuar në vitin 2008 për të kaluar kufirin e gjelbër për në shtetin grek në mënyrë klandestine 4 persona nga rrethe të ndryshme të vendit kundrejt fitimit prej 1500 Euro për person. 25 vjecari ishte shpallur në kërkim një vit më parë ndërsa ndalimi i tij u bë mesditën e së dielës nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›