E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i figurës emblematike të shqiptarëve

Para vizitës në Kosovë të kryeministrit të Shqipërisë, z.Sali Berisha


Janë bërë punë të mëdha në katër vitet që shkuan dhe janë hapur perspektiva për vitet që po vijnë nën drejtimin e kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha. Me vullnetin dhe punën e përkushtuar të Berishës, Shqipëria realizoi shumë ëndrra për shqiptarët si në planin e brendshëm gjithashtu edhe në planin e jashtëm. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s dhe së shpejti do të marrë edhe statusin e kandidatit për në BE. Ardhja e Bushit në Shqipëri ishte një tjetër meritë e madhe e kryeministrit Sali Berisha. Presidenti amerikan Bush gjatë vizitës në Shqipëri kumtoi lajmin më të gëzueshëm për shqiptarët kudo që jetojnë, se Kosova do të jetë shtet i pavarur. Për Shqipërinë tash ka mbetur integrimi i plotë në Bashkimin Evropian e kjo padyshim se do të ndodhë shumë shpejt. Platforma dhe programi i Qeverisë së re do të jetë e përkushtuar - siç e tha edhe kryeministri Berisha me një rast, në luftën kunder varfërisë, e cila luftë do të bëhet në shumë plane, edhe pse, krahasuar më shumë vende të tjera, kufiri i varfërisë në Shqipëri është shumë më pozitiv. Arritjet e pushtetit të Berishës janë të pakrahasueshme deri më tani. Organizata “People to Peoples Internacional”, organizatë kjo ndërkombëtare kreun e Qeverisë shqiptare, z.Sali Berisha e vlerësoi si përfaqësues të paqes dhe komunikimit në rajonin ballkanik. Ajo e nderoi para pak ditësh z. Berisha në Las Vegas të shtetit Nevada me çmimin prestigjioz “Eisenhower Medallion”. Padyshim se ky çmim ishte një nder i madh për z. Berisha si personalitet i madh që është edhe për shqiptarët në të gjithë botën. Nga shqiptarët një çmim të tillë e kishte marrë vetëm Nënë Tereza. Ky çmim është krijuar për nder të ish-presidentit të 34-t të Shteteve të Bashkuara, Dwigt D. Eisenhower dhe u jepet për çdo vit përsonaliteteve më të shquara botërore. Disa përsonalitete që e kanë fituar këtë çmim janë edhe ish-presidentët e Amerikës, Georg Bush (i vjetër), Jimmy Carter, Papa Gjon Pali II, etj. Në vazhdën e kësaj, gjatë vizitës që do t’i bëjë Kosovës me 6 dhe 7 tetor, kryeministri Sali Berisha do të shpallet me të drejtë edhe qytetar nderi i Prizrenit. Padyshim se kryeministri Berisha gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike për 20 vjet me radhë ka bërë shumë për çështjen e Kosovës. Berisha është figura më emblematike e shqiptarëve. Se Berisha është shumë meritor për jetësimin e pavarësisë së Kosovës, këtyre ditëve e dëgjuam edhe nga ndërmjetësi amerikan për Kosovën, Frank Wizner. Këto dhe shumë argumente të tjera e vertetojnë kontributin e jashtëzakonshëm të kryeministrit Berisha, i cili bëri dhe po bën gjithçka për një mirëqenie edhe më të mirë të popullit të vet. Por, këtë gjë nuk e dëshiron garnitura socialiste e Edi Ramës, i cili nuk e pranon votën e sovranit. Ky greko-sllav e më i zi se garnitura e vjetër komuniste, ka paralajmëruar demonstrata me 10 tetor. Këto demonstrata-karikaturë, siç u quajtën më të drejtë, janë përpjekje për kthim prapa të të gjitha arritjeve të deritashme në Shqipëri. Këto protesta sigurisht se do të mbahen me direktivat e Karamanlisit dhe Tadiqit, dhe kanë për qëllim që Shqipëria - siç e tha më një rast edhe zëvendës/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ilir Meta - të pësojë stopimin e liberalizimit të vizave. Bojkoti që po i bëhet Parlamenti legjitim është më shumë se turp. Kreu i selisë rozë në tubimin e parë pas zgjedhjeve kërcënoi edhe disa deputetë të partisë. Bojkoti i socialistëve do të përfundoi sipas tyre vetëm kur të plotësohen kushtet që ata do t’i paraqesin Kuvendit dhe mazhorancës. Këto protesta të paralajmëruara do të jenë maskaradë e radhës të garniturës pro serbe dhe greke të Edvinit të mbuluar me turp. Ky farë Edvini ka mundësi të bëjë përpjekje për ta kthyer vitin 1997 kur me “revolucionin e vonuar demokratik” po nga këto banda gati sa nuk u zhbë Shqipëria. Por, këto kërcënime të paskurpullta të Edi Ramës nuk do të lejohen lehtë të kalojnë për ta destabilizuar vendin. Të gjitha arritjet e lartpërmendura flasin se populli tashmë e di se kush është Edi Rama. Se kush është Edvini tashmë e ka mësuar edhe bota demokratike, e cila zgjedhjët nacionale në Shqipëri i kualifikoi si legjitime dhe të drejta…

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›