E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet nje grua, mblidhte mineral kromi

Nje grua ka marre plage te renda per shkak se eshte aksidentuar nga nje fadrome qe punonte ne ndertimin e rruges se Arbrit
Gruaja ndodhej afer mjetit qe po germonte per te mbledhur mineral kromi, menyra e vetme e jeteses per nje pjese te madhe te qytetit te varfer te Bulqizes. Por ndersa mblidhte mineralin, eshte zene nen te nga masivi i gureve qe po largoheshin nga ana e fadromes. 45-vjecarja ka pesuar fraktura te renda ne kembe. Ne pamundesi per t'u kuruar ne spitalin e Bulqizes eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak me ane te nje helikopteri. Ne stogjet e mineralit te kromit ne Bulqize jane me qindra grate dhe femijet qe punojne per te grumbulluar krom te cilin ja shesin firmave te ndryshme private.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›