Tërmeti në Dibër, qeveria shton fondin për dëmet
Këshilli i Ministrave bëri dje disa shtesa në vendimin nr. 965, datë 30.9.2009 për miratimin e vlerës së dëmeve të shkaktuara në objekte, pronë private, si rrjedhojë e tërmetit të rënë në qarkun e Dibrës dhe të listave emërore me vlerat përfituese. Sipas këtij vendimi, duhet të bëhet “miratimi i vlerës shtesë të dëmeve të shkaktuara në objekte, pronë private, si rrjedhojë e rënies së tërmetit në qarkun e Dibrës, në shumën 16 202 636 (gjashtëmbëdhjetë milionë e dyqind e dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si rezultat i procesit të vlerësimit dhe rivlerësimit”. “Fondi 16 202 636 (gjashtëmbëdhjetë milionë e dyqind e dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit”. Kryerja e pagesave për personat përfitues bëhet nga Këshilli i Qarkut të Dibrës. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe Këshilli i Qarkut të Dibrës për zbatimin e këtij vendimi.