Aksidentohet për vdekje 19-vjeçari

Ngjarja ndodhi në rrugën e Vaqarrit në Tiranë në vendin e quajtur Ura e Beshirit, pranë kthesës së Arabanës.
Policia bëri të ditur se një automjet tip BMW ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Flogert Çali, 19-vjeç, pasagjer në automjet dhe banues në këtë zonë.
Nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit, Ilirjan Berisha, 29-vjeç, banues në Kombinat. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj, policia ka lëshuar urdhër-arresti në flagrancë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. /S.Ll/Start/
2011-09-12 14:34