E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kokaina nga Kolumbia Harizaj Nuk di gje per drogen porosita vaj palme

Seanca me dyer te mbyllura prokurori i tregon gjykates provat qe implikojne biznesmenin. Mbrojtja Legjislacioni yne njeh vleren e ngarkeses se sekuestruar jo zevendesimin e saj

Krimet e Renda lane ne burg porositesin e vajit te palmes me te cilin pergatiten embelsirat merendino brenda dyshohet te jete tretur 200 kg kokaine. Qe ne fillim te seances ku i akuzuar eshte vetem nje person prokurori kerkoi zhvillimin e saj me dyer te mbyllura kerkese qe u pranua edhe nga gjyqtari i gatshem Fran Prendi. Biznesmeni Dhimitros Harizaj eshte munduar te mbrohet me justifikimin se ka porositur vetem vaj dhe nuk di qe brenda ka pasur kokaine ndersa shtoi gjate fjales se tij para togave te zeza se duhej ta falnin nese brenda ka pasur droge. Por sipas tij nuk ka pasur asnje dijeni mbi brendesine e vajit pra tretjen e kokaines me destinacion tregun evropian. Por pavaresisht pretendimeve te tij apo dhe mbrojtjes se avokatit Ardian Leka gjykata e Krimeve te Renda caktoi masen arrest me burg per Harizajn me akuzen e trafikut nderkombetar te 200 kg kokaine nga Kolumbia.

Seanca

Seanca e mases eshte zhvilluar paraditen e djeshme ne Gjykaten e Krimeve te Renda me dyer te mbyllura pas kerkeses se paraqitur nga perfaqesuesi i organit te akuzes. Sipas Prokurorise i arrestuari njihej me dy emra ne fillim me emrin Vullnet me pas per shkak te emigracionit ne Greqi kishte ndryshuar emrin ne Dhimitros Harizaj. Ai eshte paraqitur para gjykates per tu njohur me masen e sigurise qe prokurori kerkoi te merrej ndaj tij per akuzen e rende te trafikut nderkombetar te kokaines. Vete i akuzuari ka mohuar dijenine per drogen brenda sasise se vajit ndersa sipas avokatit klienti i tij ka paguar parate per te sjelle ne Shqiperi vetem vaj palme qe do perdorej nga nje fabrike ne Gjirokaster per prodhimin e embelsirave dhe nuk kishte dijeni per lenden narkotike te tretur ne te. Jam vetem nje porosites vaj palme qe e tregton ate dhe jo trafikant por nese ka qene droge une ju kerkoj falje mesohet te kete thene i akuzuari ne seancen e zhvilluar me dyer te mbyllura. Te njejtin qendrim mbajti edhe avokati i tij mbrojtes Ardian Leka i cili mesohet ti kete thene gjykates se legjislacioni shqiptar njeh vetem vleren e ngarkesave te sekuestruara dhe nuk njeh metoden e zevendesimit te ngarkeses sic e njeh Belgjika. Me konkretisht ngarkesa e deklaruar si kokaine dhe qe u sekuestrua ne nje kamion ne Gjirokaster nuk ishte aspak kokaine por uje i pijshem nderkohe qe mesohet jo zyrtarisht se ngarkesa e dyshuar si droge e porositur ne Kolumbi te jete mbajtur ne Belgjike nga autoritetet hetimore te ketij vendi.

Hetimi

Hetimet per rrjetin e trafikut nga Kolumbia drejt Shqiperise nisin nje jave me pare pas informacioneve te mberritura nga drejtesia belge e cila kishte rene ne gjurmet e ketij trafiku. Nga bashkepunimi me prokurorine shqiptare do te zbulohej destinacioni se ku do te perfundonte sasia e madhe e kokaines. Nga burime prane akuzes mesohet se autoritetet belge nuk kane lejuar qe sasia e madhe prej 200 kg kokaine te mberrije deri ne Shqiperi. Droga e tretur ne vajin e palmes eshte filtruar dhe eshte mbajtur nga autoritetet belge ndersa drejt Shqiperise eshte nisur nje sasi krejt e vogel vetem per te provuar faktin se ku ishte destinacioni perfundimtar.

Operacioni

Operacioni i pak diteve me pare vuri ne pranga 4 persona dhe pas verifikimeve prapa hekurave mbeti vetem Dhimitros Harizaj biznesmeni nga Mallakastra i cili sipas prokurorise ishte dhe porositesi i vajit e palmes ku u gjet droga. Sipas prokurorise ka pergjime dhe prova qe vertetojne perfshirjen e Harizajt ne kete trafik dhe keto jane prova qe coi edhe ne prangosjen e tij. Autoritetet belge kishin nisur nje hetim te gjere ne bashkepunim me shtete te tjera ku do te kalonte kjo sasi lende narkotike. Kokaina qe vinte nga Kolumbia ishte tretur ne vajin e palmes te porositur nga kompania shqiptare ne Spanje. Operacioni antidroge me autorizimin e Prokurorise se Pergjithshme u krye tre dite me pare dhe sipas saj itinerari qe ka ndjekur kjo dergese ka qene Kolumbi- Spanje- Belgjike- Austri- Slloveni- Kroaci- Serbi- Maqedoni- Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›