Basha nis takimet premton heqjen e taksave

Taksat tregtaret i ankohen Bashes Rama po na falimenton bizneset. Basha Ulje taksash per biznesin e vogel dhe zhvillim te lagjeve
Lulzim Basha kandidati i PD-se per Bashkine e Tiranes merr garancine e qytetareve te Tiranes se fale sukseseve te arritura dhe premtimeve te mbajtura ne qeverine Berisha do te votohet me 8 maj per postin e kryebashkiakut te kryeqytetit. Kandidati Lulzim Basha ashtu sic premtoi dy dite me pare ne fjalimin hapes te fushates elektorale nisi dje takimet dhe degjesat publike me banoret e qytetit. Turi i Bashes nisi ne lagjen ku ai u rrit prane rruges se Dibres. Basha takoi qindra banore te njesise nr 8 ne rrugen lsquoRiza Cerova dhe ne lsquoRrugen e Saraceve. Ata ndane shqetesimet e tyre me kandidatin Basha.
Banoret evidentuan problematikat qe ndeshin cdo dite nderkohe qe tregtaret iu ankuan z.Basha se Rama po falimenton bizneset e tyre per shkak te taksave te larta. Ata thane se taksat jane te larta u mungojne trotuaret dhe shtepite e vjetra kane nevoje urgjente per rikonstruksion. Paguaj 850 mije leke taksa ne vit. Paguaj 350 mije leke per gjelberimin dhe 190 mije leke per pastrimin. Nuk mungon as taksa e tabeles. Deri tani ne mesdite kam bere xhiro vetem 3 mije leke. Do te detyrohemi te punojme ne te zeze sepse nuk e perballojme dot. Na duhet zgjidhje - i tha Bashes nje pronar i nje lokali te vogel. Banore te tjere ndane shqetesimin e infrastruktures dhe faktin se lagjja e tyre ka mbetur e pazhvilluar megjithese gjendet ne mes te Tiranes. Basha i degjoi banoret e zones dhe bisedoi me ta problemet e jetes se perditshme.
Nisa takimet ne kete zone sepse jam rritur ketu - tha Lulzim Basha.Kandidati per kryebashkiak beri te ditur se prioritet eshte zhvillimi i zonave. Ne vecanti ai u ndal ne problemet e infrastruktures biznesit te vogel taksave lokale varferise dhe perkujdesjes sociale per qytetaret ne nevoje.Kjo lagje ka nevoje per zhvillim. Pasurine shpirterore te lagjes duhet ta ruajme dhe ti japim zgjidhje varferise - deklaroi z.Lulzim Basha. Ai premtoi se kur te jete kryebashkiak do te ule 2 deri ne 5 here taksat si dhe do te kete prioritet zhvillimin dinamik te lagjeve te Tiranes.
Ai mori dhe mbeshtetje ne kete zone. Do tu votojme sepse ti i ke mbajtur premtimet - tha nje e moshuar qe shtrengoi duart me kandidatin Basha gjate turit te tij ne diten e pare te fushates per zgjedhjet lokale te 8 majit 2011.