Kuvendi Rama po perdhos parlamentin e ri
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli reagon serish ne lidhje me akuzat e Partise Socialiste per projektin e Parlamentit te ri duke akuzuar kryesocialistin Edi Rama se po perdhos ndertimin e parlamentit te ri me sulmet e tij te pa baza. Nepermjet zedheneses se saj Suela Ruseti ajo ka theksuar se konkursi i zhvilluar ka qene me transparenti dhe me i hapuri per publikun. Deklarata e shokut Edvin Kristaq Rama eshte nje genjeshter fund e krye jo vetem ne cdo fjali jo vetem ne cdo fjale por ne cdo germe dhe shifer te saj. Shoku Edvin Rama genjen per gjithcka ne lidhje me rikonstruksionin e salles se seancave plenare genjen per apartamentin genjen per reklamat genjen per votimin ne internet - tha dje Ruseti. Ajo shtoi se konkursi i Kompleksit Parlamentar ka qene konkursi me i hapur me publik me transparent i te gjitha ndertimeve qe jane bere ne vendin tone. Ajo shtoi se ne konkurs kane qene te ftuar studio me te mira nderkombetare qe kane paraqitur projektet e tyre studiot me autoritare te arkitektures boterore pa perjashtuar asnje. Nga keto studio me serioze ne bote dorezuan me date 08.03.2011 12 projekte qe u vleresuan nga nje juri e perbere nga arkitekt me te shquar qe kane ndertuar vepra arkitekturore me te bukura te Botes. Vec ketyre projekteve ne menyre me transparente ne nje transmetim direkt ne sy te te gjithe shqiptareve ne seleksionimin e tre projekteve me te mira ndash theksoi Ruseti. Ajo kujtoi se cmimin e pare e mori studion Coophimmelb L OU cmimin e dyte e mori studio Mario Cucinella/politecnica dhe cmimin e trete e mori studio AMA Paris arcihiture. Ruseti i cilesoi keto si studiot me te njohura te botes ndersa theksoi se fituesi i cmimit te pare Wolfgang Prix eshte ylli i arkitektures boterore. Meqe Edvin Kristaq Rama vazhdon te derdh lot per mauzoleumin e babait te tij shpirteror ai perpiqet te perbalt konkurrimit me te hapur me transparent te vizituar masivisht nga nje numer i madh shqiptaresh qe Shqiperia ka njohur ne historine e saj - tha ajo. Zedhenesja e kryeparlamentares pohoi ne vijim te deklarates se saj se nuk ka pasur ndonjehere nje juri te personaliteteve te ketij kalibri pa folur per kryetarin e Jurise zoti Hans Ibelings maja e kritikes arkitekturore boterore. Sigurisht ka mundesi qe per afera klienteliste Z. Rama te kishte marre angazhimin per studio te tjera. Transparenca e plote e beri qe te zgjidhej me e mira sic e meriton celebrimi i 100-vjetorit te themelimit te shtetit shqiptar. Kryetarja e Kuvendit sqaron se nese do ti kishte shkuar ndonjehere ne mendje te abuzonte me fondet publike duke trukuar konkurse apo sajuar konkurrime do te kishte vendosur te merrte teseren e Partise Socialiste dhe te drejtonte Bashkine e Tiranes.
Kuvendi i Shqiperise nuk eshte Bashkia e Tiranes eshte modeli krejt i kundert i saj - perfundoi ajo. Reagimi i Rusetit erdhi pas akuzave te perseritura te deputetit socialist Taulant Balla. Ligjvenesi socialist serish dje deklaroi se Topalli me kot perpiqet te mohoje vertetesine e faktit se studioja Vjeneze COOPHIMELB L AU eshte fituesi i paracaktuar i projektit per kompleksin e ri parlamentar.