Vrasja e dyfishte per nje femer kater te rinj ne gjyq

Perfundon hetimi dosja mberrin per gjykim ne gjykate. Motivi njeri nga viktimat ngacmoi te fejuaren e Precit
Vrane nje shtetas per nje femer shkon ne gjyq dosja ndaj kater te pandehurve te akuzuar per vrasje te dyfishte. Prokuroria e Tiranes ka perfunduar hetimet dhe ka derguar per gjykim dosjen hetimore ne ngarkim te te pandehurve Bledar Preci 17-vjec kusheririt te tij Diamantino Preci 23-vjec Eni Allamani 20-vjece dhe Rudolf Ndocit 23-vjec. Dosja hetimore mban numrin1128. Pas hedhjes ne shortin elektronik ajo i ka rene per shqyrtim gjyqtares Manjola Xhaxho. Kater te pandehurit akuzohen per konsumim te veprave penale te vrasje ne rrethana te tjera cilesuese mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe moskallezim krimi. Sipas dosjes hetimore kater te pandehurit akuzohen per ngjarjen e ndodhur me 6 qershor te vitit 2010 ne Mamurras. Prokuroria ben me dije se mbremjen e 6 qershorit dy shtetasve Arsid Rama 23-vjec dhe shokut te tij Albert Seiti 25-vjec iu be prite teksa hynin ne qytetin e Mamurrasit nga persona te paidentifikuar. Sipas hetimeve personat kane qelluar 27 here me arme te tipit kallashnikov duke lene te vdekur ne vend Ramen ndersa Seiti u plagos rende. Pas ndihmes se dhene ne Spitalin Ushtarak Seiti ka humbur jeten. Autoret e ngjarjes menjehere pas krimit braktisen automjetin per tu larguar ne drejtim te paditur. Por vetem disa ore iu deshen policise qe te zbulonte autoret e krimit te cilet u vune ne pranga. Nga hetimet rezultoi se kater te rinjte e kane kryer krimin per nje femer pra per motive xhelozie. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria mesohet se ngjarja ka ndodhur per motive xhelozie. Prokuroria ben me dije se nje nga autoret e ngjarjes Diamantino Preci 23-vjec dyshohet qe te kete qene i fejuar me nje vajze nderkohe qe kjo e fundit dyshohet te jete ngacmuar nga 23-vjecari Ersid Rama i cili ishte drejtuesi i makines ne te cilen u gjet i vrare ne hyrje te qytetit te Mamurrasit kur edhe u sulmuan pabesisht. Nga hetimet ka rezultuar se disa dite para ngjarjes ai eshte kercenuar ndersa mbremjen e 6 qershorit te nje viti me pare ai u ekzekutua me 27 plumba teksa ndodhej ne automjet me shokun e tij Albert Seiti. Procesi gjyqesor ne ngarkim te te pandehurve pritet qe te nise ne fillim te muajit prill ndersa gjykata do te lajmeroje palet per oren dhe daten e pare te seances gjyqesore.