E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet për vdekje 27 vjeçari, rëndë kushëriri

12/06/2009  Aksidentet rriten ndjeshëm në qershor

ELBASAN-Përplaset nga fuoristrada gjen vdekjen në spital 27-vjeçari. Aksidenti i rëndë u regjistrua pas mesnate kur mjeti fuoristradë i drejtuar nga Xhevair J. 51 vjeç në banim në Mjekës është përplasur me një motoçikletë pa targa e drejtuar nga shtetasi Dritan Ranxha, 27 vjeç, lindur në Seltë të Zavalinës me banim në lagjen “Skënderbe”. Për pasojë është dëmtuar rëndë 27-vjeçari dhe kushëriri i tij Nikollë R. 23 vjeç, pasagjer në motor. Për pasojë janë dëmtuar rëndë të dy shtetasit në motoçikletë, të cilët janë nisur me urgjencë për në spitalin kirurgjik. Në gjendje më të rënduar është transportuar për në Spitalin Ushtarak 27-vjeçari si pasojë e dëmtimeve të shumta që kishte. Edhe pse ka marrë të gjithë ndihmën e nevojshme, i riu ka gjetur vdekjen në mëngjes. Ndërkohë mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën 23-vjeçari që ishte pasagjer në motoçikletë Xhevahir J. Aksidentet nuk janë mbyllur këtu pasi rreth orës 09.30 të mëngjesit të së enjtes në vendin e quajtur Gurabardhi, rruga “Janaq Kilica” një e moshuar ka mbetur e dëmtuar rëndë, pasi është përplasur nga një automjet. Aksidentet janë bërë më prezente gjatë ditëve të fundit dhe kjo mendohet të ketë ardhur si pasojë e shtimit të fluksit të automjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›