E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, shorti cakton K. Omarin të gjykojë dosjen

Shorti me gogla i hedhur sot paradite në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës përcaktoi emrin e gjyqtarit Kreshik Omari si kryesues i trupit gjykues që do gjykojë dosjen me 28 të pandehur për tragjedinë e 15 marsit 2008. 

TIRANE- Kreshnik Omari do të kryesojë trupin gjykues që do të shqyrtojë dosjen me 28 të akuzuar për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec.
Shorti me gogla i hedhur sot paradite në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës përcaktoi emrin e gjyqtarit Kreshik Omari, i cili më pas brenda afatit që e përcakton ligji do të caktojë dhe datën se kur do nisë procesi. Trupi gjykues do të jetë i përbërë dhe nga gjyqtarët Martin Deda dhe Sokol Tona. Dosja, pa ish-ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediun mbërriti dje në Gjykatë.

Mes 28 të pandehurve është ish drejtori i Meicos Pinari, Mihal Delijorgji e Dritan Minxholi por dhe ish shefi i shtabit të përgjithshëm, Luan Hoxha dhe drejtues e funksionarë të tjerë të lartë të Shtabit dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Më 22 maj Kolegji i Gjykatës së Lartë vendosi që të mbajë për gjykim vetëm ish-ministrin Fatmir Mediu, ndërsa të pandehurit e tjerë i kaloi në Gjykatën e Tiranës.
(s.g/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›