Mirë se vjen o shi të shpëtosh malet tona!

Terreni malor, por edhe mungesa e mjeteve si avionë, etj, bëjnë që për çdo vit të shkatërrohen qindra hektarë me drurë të vjetër, rigjenerimi i të cilëve kërkon kohë.
Reshjet e pakta të shiut që kanë rënë gjatë natës së shkuar, kanë bërë që zjarret të ndalen disi, ndërsa sipas meteorologëve priten reshje të tjera çka mund të sjellë përfundimisht shuarjen e vatrave të zjarrit. “Tashmë të gjitha zjarret janë drejt shuarjes e nën kontroll, bile edhe vatra e zjarrit në malin e Gjalicës që ishte krejtësisht jashtë kontrollit, tashmë është nën kontroll të plotë”, tha drejtori I ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor të rrethit, Shefqet Elezi.
Ndërkohë, janë shuar krejtësisht vatrat e zjarrit në malin e Koretnikut, në zonën e Arrnit, të Surrojit dhe të Malziut. Gjithashtu, drejt shuarjes së plotë janë edhe vatrat e zjarrit në zonën e Kepenekut, të Stroberdës, të Zogajt dhe të Lugut të madh në rrethin e Tropojës, ndërsa janë shuar krejtësisht vatrat e zjarrit që kishin përfshirë masivet pyjore në qafë të Ahmatit, Kservës dhe Dobrunës në rrethin e Hasit. Nga zjarret e rëna gjatë verës në pjesën verilindore janë djegur 300 ha pyje. /S.Ll/Start/
2011-09-19 11:13