E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet per vdekje ne afersi te Struges

Struge 26 tetor 2011 NOA - Nje person ka humbur jeten ne aksidentin e rende ndodhi mbreme ne afersi te Struges.

Lajmin e beri publik agjencia e lajmeve INA e cila raportoi se aksidenti ndodhi rreth ores 19.00 ne afersi te gjimnazit Jahja Kemal ne rrugen nga Ohrit drejt Struges.

Aksidenti erdhi per shkak se makina qe drejtohej nga 43-vjecari D.G nga Struga kishte humbur drejtimin e automjetit duke u perplasur nen rruge.

Shoferi u dergua ne spitalin rajonal por ai nuk mundi te shpetoje per shkak te plageve te renda.

Ne vendngjarje kane vajtur organet e hetuesise dhe prokurorise nga Gjykata Themelore dhe Prokuroria e Struges si dhe sherbimet profesionale te SPB-se qe pritet te zbardhin plotesisht rastin.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›