Djali i Gadafit: Kam frikë se më vrasin

Saif Muamar Gadafi, i biri i ish-liderit të Lisibë, është shprehur i frikësuar se mund të vritet pas ngjarjeve të ndodhura me babain dhe vëllain tjetër të tij.
Djali i Gadafit, Saif, ndodhej në Bani Valid, kur i shpëtoi goditjes nga mortaja javën e kaluar. Një zyrtar që kishte komunikuar në telefon satelitor, ka thënë se ai ishte nervoz.
“Ai përsëriti: mos i thoni askujt se ku jam. Ai kishte frikë”, ka thënë një zyrtar i sigurisë përkhrahës i Gadafit.”
Saif Gadafi është arsimuar në Londër, flet mirë anglisht dhe deri pak kohë më parë ishte parë si figurë pro perëndimore.
Sot familja e Gadafit, gruaja dhe vajza e tij kanë dalë me një deklaratë ku kanë akuzuar NATO-n për implikim në vrasje. Në deklaratë thuhet se NATO sulmoi autokolonën e Gadafit e cila nuk përbënte rrezik për popullatën.
Sipas familjes, NATO ekzekutoi gjithë personat dhe mjetet mbrojtëse duke lënë Gadafin të vetëm në duart e kryengritësve.