E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi islamist kërcënon Kazakistanin

Një grup islamist i panjohur më parë, ka kërcënuar Kazakistanin, nëse ky i fundit nuk shfyqizon ligjn që ndalon dhomat e lutjes në ndërtesat shtetërore në vend.

Grupi monitorues i intelegjencës, SITE, ka thënë se një grup që e quan veten Jund al-Khilafah, ka publikuar një video me titra në gjuhën arabe, me datën 21 tetor.

Në këtë video shihen katër luftëtarë të maskuar, dhe të pajisur me armë e granada, të cilët qëndrojnë prapa një luftëtari i cili lexon një fjalim ku kërkohet nga qeveria e Kazakistanit ta shfuqizojë ligjin.

Presidenti, Nursultan Nazarbaev, i cili e nënshkroi ligjin gjatë muajit, ka thënë se ai do të forcojë tolerancën fetare.

Por, ligji është kritikuar nga myftiu i Kazakistanit, Absatar Derbisali, i cili tha se ky ligj mund të nxiste zemërim dhe ekstremizëm të muslimanëve të devotshëm.

Grupi për të drejtat e njeriut në Perëndim dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, kanë ngritur shqetësime se ky ligj mund të kufizojë lirinë fetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›