E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, Saleh, i gatshëm për të dhënë dorëheqjen

Departamenti amerikan i shtetit, ka njoftuar se presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, i ka thënë ambasadorit amerikan, se është i gatshëm për të dhënë dorëheqjen si pasojë e dhunës politike që po zhvillohet në Jemen.

Zëdhënësja e departamentit të shtetit, Viktoria Nuland, e ka mirëpritur përkushtimin e Salehit, por ka thënë se ai duhet ti zbatojë premtimet e tij.

Saleh edhe më parë ka dhënë deklarata në lidhje me largimin e tij të mundshëm, por pa e përfunduar këtë veprim.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, dhe Shtetet e Bashkuara, i kanë bërë thirrje Salehit që të transferojë pushtetin sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›