Rusi, policia arreston 20 persona

Policia në Rusi, ka arrestuar më shumë se 20 persona, që po merrnin pjesë në një tubim anti-qeveritar në Moskë. Demonstruesit ishin mbledhur për të protestuar refuzimin e autoriteteve për të regjistruar disa parti opozitare përpara zgjedhjeve parlamentare ruse, që do të mbahen më 4 dhjetor. Policia ndërhyri kur demonstruesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj kryeministrit, Vladimir Putin, duke brohoritur fjalët "Rusia pa Putinin."
Ata mbanin një banderolë në të cilën ishte shkruar se zgjedhjet pa një opozitë ishin "krim". Protestuesit gjithashtu shpërndanë edhe broshura. Dmeostruesit e organizuar nga një grup opozitar në moskë, bënë thirrje për zgjedhje të lira dhe të drejta. Të mbledhur në sheshin Mayakovsky ata thërrisnin `Russia ëill be Free!`, rusia do të jetë e lirë. Organizatore e këtij tubimi, ishte grupimi “Another Russia”, `` një tjetër rusi", pjesë e opozitës. Pasi ësshtë shpërndarë nga policia tubimi, protestueist u larguan nga sheshi. Grupet për të drejtat e njeriut dhe kundërshtarët e Kremlinit, thonë se autoritetet shpesh përdorin teknikalitete për të penguar disa kundërshtarë dhe për ti mënjanuar nga zgjedhjet, ndërsa ka të dhëna edhe për manipulime në rezultatet e votimit nga partia në pushtet. Por zyrtarët elektoralë i hedhin poshtë këto deklarata.