E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarët arab vizitë në Siri për bisedime

Zyrtarë të lartë arabë mbërrijnë sot në Siri për të ulur në një tryezë dialogu presidentin Bashar al-Asad dhe opozitën.

Një delegacion i ministrave të jashtëm të disa vendeve arabe të udhëhequra nga Katari, do të takohet sot me zyrtarët sirianë.

Takimi pason thirrjen që bëri Lidhja Arabe për pajtim, dhe  pretendimeve të përfaqësuesit të grupit sirian, Jusuf Ahmad  për një “komplot” kundër Asadit.

Thirrja e Lidhjes Arabe për pajtim, u dënua nga grupet opozitare siriane, të cilat refuzojnë të zhvillojnë bisedime me qeverinë, përveç nëse Assad largohet nga pushteti dhe përfundon dhuna kundër protestuesve.

Kombet e Bashkuara, thonë se rreth 3.000 persona janë vrarë gjatë protestave, të cilat filluan menjëherë pas kryengritjeve anti-autoritare në Tunizi dhe Egjipt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›