E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet për vdekje në aksin Lezhë-Shkodër

SHKODËR – Shënohet një tjetër aksident vdekjeprurës në orët e vona të mbrëmjes. Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësorë në aksin Lezhë-Shkodër.

Nga policia raporton se viktima ka qenë 52 vjecarja Prena Lleshi.
Bëhet e ditur se autori i aksidentit ka tentuar të jap gjithë ndihmën e nevojshme dhe ka shoqëruar viktimën në spital.

Policia ka ndaluar autorin e aksidentit dhe po tenton të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›