Rikthehet Bolt, fitore dhe dominim në 200 m
Usain Bolt, atleti i konsideruar si më i miri në botë për momentin, nuk ka zhgënjyer askënd në garën e djeshme të 200 metrave për meshkuj, në Botërorin e atletikës që po zhvillohet në Daegu të Koresë. Ai ka dhuruar rezultatin më të mirë të sezonit, duke fituar garën e 200 metrave në një kohë prej 19 sekondash e 40 të qindtat.
Bolt la pas amerikanin Uollter Diks si edhe francezin Kristof Lëmetrë, që bëhet kështu njeriu më i shpejtë i Evropës. Gara e djeshme nuk do të kishte aq shumë rëndësi, nëse Bolt nuk do të ishte skualifikuar në atë të 100 metrave.
Fitorja ka qenë si një çlirim për njeriun më të shpejtë të planetit. “Jam i lumtur, - tha ai. – Ndodhi gjithçka pa probleme. Nuk jam ende një legjendë, vitin tjetër do të shkoj në Londër për të bërë diçka të jashtëzakonshme”, shtoi Usain Bolt.
Në qiellin e shtatë edhe Kristof Lëmetrë. “E dija që mund të fitoja një medalje, por e dija që do të ishte shumë e vështirë, sepse Bolt e Diks janë shumë të shpejtë”, tha ai.
(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)