E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, FMN pezullon inspektimin

Ne një deklarate për shtyp, zyrtaret thane se ishin larguar përkohësisht nga Athina për t’i dhënë mundësi autoriteteve për te përfunduar disa detaje teknike, qe kane lidhje me buxhetin e vitit 2012 dhe reformat e nevojshme për rritjen ekonomike. Pritet qe at atë kthehen ne Athine pas dy javësh. Kjo mospërputhje mes zyrtareve te Komisionit Europian, Bankes Qendrore Europiane, FMN-së dhe qeverise greke ne anën tjetër ka vene ne rrezik dhe pagesën e këstit te radhës te ndihmës me vlere 8 miliardë euro. Ministri grek i financave Evangelos Venizelos u përpoq te minimizonte spekulimet e mediave për këtë çështje, duke theksuar se gjithçka ishte zhvilluar ne një atmosfere shume miqësore dhe konstruktive. Venizelos paralajmëroi gjithashtu se Greqinë e presin kohe edhe me te vështira, duke qene se parashikimet flasin për një tkurrje te ekonomisë ne masën 5 perqind për këtë vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›