E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Hondurasit, sot takime me zyrtarët shqiptarë

TIRANE- Presidenti i Republikës së Hondurasit mbërrin sot në Tiranë për një vizitë 8-orëshe. Kreu i shtetit të Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa do të vijë nga Prishtina, ndërkohë që në Shqipëri do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore. Sosa mbërrin në aeroportin e Rinasit mëngjesin e sotëm dhe më pas do të pritet nga homologu shqiptar, Bamir Topi, kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha dhe kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli.

Presidenti i Hondurasit do të takohet edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha. Vizitës së presidentit të Hondurasit i paraprin ajo në Prishtinë në datën 3 shtator, ku pritet të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›