Aksidentohet për vdekje nënkryetari i komunës
01/09/2010 Në një tjetër aksident plagosen 6 gra
BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme, si pasojë ka humbur jetën nënkryetari i komunës, si dhe janë plagosur dy persona të tjerë. Aksidenti me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në aksin rrugor Berat- Lushnjë në vendin e quajtur "Syzes". Ka qenë mjeti tip benz taksi me targa BR 303, që drejtohej nga Rexhep Sula, që udhëtonte drejt qytetit të Beratit, ku mësohet se është përplasur me mjetin tip Benz me targa 4131A, që udhëtonte në drejtim të Lushnjës. Përplasja ka qenë fatale për 65-vjeçarin Bektash Sula, nënkryetar i komunës Poshnje në rrethin e Beratit, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që kanë ngelur të plagosur djali i tij, Rexhep Sula, 30 vjeç, drejtues i mjetit, si dhe një i afërmi i tyre, Belul Topi. Ndërkohë dhe 6 gra janë plagosur në një aksident të rëndë ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Beratit, të cilat janë duke marrë ndihmën e parë shëndetësore në spitalin e qytetit të Beratit, dy në gjendje më të rëndë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se gjashtë gratë kanë qenë duke udhëtuar me një furgon me targa të Beratit, i cili ka dalë nga rruga. Burime të policisë të qytetit të Beratit bëjnë me dije se pasi janë njoftuar për aksidentin e ndodhur janë nisur menjëherë në vendin e ngjarjes ku dhe kanë kryer hetimet e para.