E Diel, 1 Nëntor 2026

“Këtu dhe atje” dhe “Medalje...” në Botë ballkanike

01/09/2010 Branko, një emigrant i ri serb, lufton me të gjitha forcat në një Nju Jork të pamëshirshëm për të tërhequr të dashurën e tij, Maria, nga Serbia në Amerikë. Roberti, një njujorkez i dëshpëruar, përpiqet të nxjerrë një dorë të mirë parash dhe bie dakord të shkojë në Beograd të martohet me të, në mënyrë që ajo të marrë vizën amerikane. Në vend të parave, Roberti gjen rrugën e jetës së tij në Serbinë kaotike!

Është ky me pak fjalë sinopsi i filmit “Këtu dhe atje” (Here and there/ Tamo I ode), një prodhim serbo, gjerman, amerikan i vitit 2008 i shfaqur dje në ditën e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës në seksionin “Botë ballkanike”.

Me skenar dhe regji nga Darko Lungulov, drejtor fotografie Mathias Schöningh, muzikë nga Dejan Pejovic, kostume nga Zora Mojsilovic (Beograd), Laura Schwartz (Nju Jork), producentë Darko Lungulov, George Lekovic, David Nemer, Vladan Nikolic, Branislav Trifunovic, bë film interpretojnë David Thornton, Mirjana Karanovic, Cyndi Lauper, Branislav Trifunovic, Antone Pagan, Fedja Stojanovic, Goran Radakovic, Jelena Mrdja, Mirjana Djurdjevic.

Po dje, në orën 22.00, në të njëjtin seksion, “Botë ballkanike” është shfaqur edhe filmi “Medalja e nderit” (The medal of honor / Medalia De Onoare), një prodhim rumuno-gjerman i vitit 2009. Me regji nga Calin Peter Netzer, skenar të Tudor Voican, drejtor fotografie Liviu Marghidan, etj., interpretojnë: Victor Rebengiuc, Camelia Zorlescu, Mircea Andreescu, Ion Lucian, Radu Beligan, Costica Draganescu. Filmi një produksion i “Scharf Advertising & Pandora Film” ka në qendër një personazh 75-vjeçar, rumunin Joni, i cili një ditë merr gabimisht një Medalje Nderi për një vepër “heroike” në Luftën e Dytë Botërore, kohëra që ai zor se i mban mend. Kjo medalje e detyron Jonin ta rishikojë edhe një herë gjithë jetën e tij. Ndoshta ai nuk ka qenë gjithmonë dështak. Ndoshta jeta e tij e ka një kuptim. Ndoshta ai do të thotë diçka për familjen e vet...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›