E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sekuestrohen 3 mijë rrënjë kanabis sativa

Foto Ilustruese

TIRANE- Policia e Tiranës ka sekuestruar 3 mijë rrënjë kanabis sativa në Zall-Bastar.

Bimët u gjetën në një fushë me patate.

Policia tha se ka ngritur komisionin per djegien e rrënjëve të bllokuara.

Pak ditë më parë, në një tjetër aksion të policisë së Tiranës në po të njëjtën zonë u sekuestruan 8 parcela me kanabis sativa. Nga aksioni, policia arrestoi 3 persona, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike ka qenë intensive ditët e fundit në të gjitha qytetet, në veçanti në zonën e Gjirokastrës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›