Aksidentoi me vdekje 38 – vjeçarin, policia e dërgon në qeli
Tiranë – Uniformat blu arrestuan një 23 –vjeçar pas një aksidenti automobilistik. Burimet thanë se specialistët e Seksionit të Hetimit të Aksidenteve Rrugore, realizuan arrestimin në flagrancë të Enri Myftari, 23 - vjeç, lindur dhe banues në Fier. Arrestimi i tij u krye sepse dy ditë më parë në Rrugën e Durrësit, teksa qarkullonte me automjetin tip “BMW”, me targa AY 634 ZY, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka aksidentuar këmbësorin Xhevahir Delia, 38 - vjeç, banues në Bathore. I aksidentuari u dërgua menjëherë nga shërbimet e policore për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore ne spitalin Ushtarak Tiranë, ku dhe pas mjekimit të marrë nuk mundi të jetonte. Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet procedurale, ndërsa materialet e përpiluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
24 Korrik 2008