E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi per vdekje, arrestohet i moshuari

DURRES - Nje 68-vjecar eshte arrestuar, pasi kishte shkaktuar nje aksident me pasoje plagosjen e rende te nje personi dy muaj me pare, i cili ka gjetur vdekjen ne fundjave, ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Fuat Qose eshte ndaluar mengjesin e djeshem, nen akuzen per plagosjen e rende me pasoje vdekjen e nje banori ne Durres. Ndaj Qoses, banor i lagjes 18, ne qytetin bregdetar, Gjykata e Durresit kishte dhene masen e sigurise "arrest shtepie" pas ngjarjes per plagosjen e M. M. I plagosuri qe ne ate kohe eshte sjelle me urgjence per kurim ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet, por pak dite me pare nderroi jete. Vdekja e tij ka bere qe te ndryshoje dhe akuza ndaj 68-vjecarit, ne "arrest me burg", deri ne perfundim te hetimit gjyqesor. Nderkohe qe burimet nga policia e Durresit bene te ditur se nje i ri, 24-vjecar, eshte arrestuar mbremjen e dy diteve me pare. Edmond Kasle, banor i lagjes numer 12, i denuar me pare per vjedhje, dyshohet se ka plagosur rende me thike 43-vjecarin A. Sh. Burimet pohojne se ngjarja ndodhi pas nje grindjeje te castit, ndersa viktima eshte shtruar ne gjendje te rende ne spitalin rajonal te Durresit.
K.J

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›