E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet gropa e mbushur me predha

SHKODER - Banoret ne rreze te liqenit te Shkodres kane qene cdo dite ne nje zone te minuar, pasi disa dhjetera arka me predha ndodheshin ne kete zone dhe te gjitha te hapura e ne gjendje aktive. Femijet e zones se Shirokes kane zbuluar 13 arkat me 49 predha brenda, duke njoftuar policine per ngjarjen mengjesin e djeshem. Ne vendngjarje kane mberritur edhe ekspertet anti-mine qe per disa ore zhvendosen arsenalin luftarak nga zona. Predhat ishin futur ne nje grope uji. Te 13 arkat ndodheshin ne breg te liqenit te Shkodres, ne pjesen perballe Shirokes, vendi qe njihet si "Bregu i Ranes". Edhe pse i kane zbuluar, femijet nuk i kane prekur predhat, te trembur edhe nga historia e fundjaves kur nje bashkemoshatar u plagos rende nga nje kapsolle detonatore. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur ekspertet e cminimit, te cilet kane bere neutralizimin e predhave, duke i kthyer ne gjendje jo aktive. Predhat jane marre me kujdes dhe jane administruar nga ekspertet xheniere. Sipas burimeve policore kane nisur hetimet dhe dyshohet te jene braktisur nga banore te zones te trembur nga kontrollet e policise. Armatimi dyshohet te jete marre nga depot gjate trazirave te vitit 1997 dhe se mbahej per qellime trafikimi.
R. Ll

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›