Aksidentoi për vdekje gruan, kapet shoferi
Aksidenti i ndodhur dy ditë më parë në Unazën e Re në kryeqytet, tashmë ka emrin e autorit dhe të viktimës, pasi deri në orët e vona të së shtunës personi që kishte vdekur në këtë aksident nuk ishte identifikuar. Burime nga policia bënë të ditur se është arrestuar si shkaktar i aksidentit fatal Niko Visi, ndërkohë që viktima është një grua 45-vjeçare, e cila quhet Kadrie Spahiu. Identifikimi i saj ka qenë paksa i vështirë, pasi ajo nuk kishte asnjë lloj mjeti identifikimi me vete në momentin që është përplasur nga makina. Aksidenti ka ndodhur në Unazën e Re në kryeqytet, pasditen e së shtunës, kur 45-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra korsi e rrugës, në tjetrën dhe është përplasur nga një makina, e cila ecte me shpejtësi, e drejtuar nga Niko Visi. Makian që ka aksidentuar për vdekje kalimtaren Spahiu, ishte në pronësi të Visit, e tipit “BMW X5” me targë TR 6728 R. E aksidentuara është identifikuar disa orë pas aksidentit nga familjarët, ndërkohë që përgjegjësi i kësaj ngjarje ka përfunduar në pranga.