Transiti i drogës, Shqipëria del nga “lista e zezë” e OKB
Etleva Delia
Raporti më i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për drogat, e ka përjashtuar Shqipërinë nga rrjeti i vendeve transit të drogave të forta. Madje, edhe për sa i përket kultivimit të kanabisit, në raport thuhet se në vendin tonë, bima narkotike kultivohet vetëm në pronat publike, pra prona që s’janë në përdorim nga askush. Të dhënat e OKB-së janë komentuar dje në një konferencë të posaçme për shtyp edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi. Sipas tij, në ndryshim nga raportet e mëparshme ku problematika e Shqipërisë ishte evidente në të gjithë raportin në këtë raport konstatohet që problematika spostohet në vende perëndimore, si Spanja, Franca, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Austria, etj. të gjitha këto vende të BE-së në të cilat evidentohet një rritje të kultivimit, tregtimit, transitimi dhe konsumi të drogës.
RAPORTI I OKB-SE
Në raportin e fundit të OKB-së përsa i përket situatës së drogave kultivimit dhe tranzitimit të tyre në rajonin e Ballkanit Shqipëria përmendet vetëm dy herë kur thuhet se: Kultivimi i kanabisit tashmë bëhet vetëm në “prona publike”, pra prona të askujt dhe përsa u përket drogave të forta raporti konfirmon se që nga viti 2007 kemi një devijim të rrugës së tranzitimit të drogës nëpërmjet Shqipërisë, ose siç thotë raporti tashmë rruga tradicionale është ajo e Ballkanit Verior Turqi-Bullgari–Rumani-Hungari dhe më pas Austri. Në ndryshim nga Raportet e mëparshme ku problematika e Shqipërisë ishte evidente në të gjithë raportin në këtë raport konstatohet që problematika spostohet në vende Perëndimore, si Spanja, Franca, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Austria, etj. Të gjitha këto vende të BE-së në të cilat evidentohet një rritje të kultivimit, tregtimit, tranzitimi dhe konsumi të drogës. “Siç, e kemi theksuar vazhdimisht, puna e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera të zbatimit të ligjit në Shqipëri, kanë pasur dhe do të kenë prioritet kryesor luftën kundër drogës dhe trafiqeve të paligjshme për ta fshirë përfundimisht emrin e Shqipërisë nga harta e kultivimit, tranzitimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike”, është shprehur Ahmet Prençi dje gjatë konferencës për shtyp.
RAPORTI NJE VIT
ME PARE
Në raportin e OKB-së të një viti më parë, Shqipëria ishte vendi i dytë furnizues me kanabis në kontinent, si dhe vend transit. Sipas raportit për drogën dhe krimin, 7 për qind e vendeve të Evropës furnizoheshin me hashash kryesisht nga Shqipëria. Holanda mbante vendin e parë me 22 për qind. Megjithatë, edhe pse rrugët e trafikut një vit më parë nuk kishin ndryshuar, sasia e drogës që kalonte nga Shqipëria kishte pësuar rënie. Raporti konstatonte se në Shqipëri ka pasur rritje të përdorimit të drogës, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit kanë raportuar të njëjtën sasi përdorimi.