Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet
Autori i Lajmit: red.
Një i moshuar është aksidentuar të shtunën në mbrëmje në hyrje të Durrësit, dhe nga plagët e marra ndërroi jetë në spitalin rajonal në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Burime zyrtare nga policia lokale thanë se trupi i pajetë i viktimës, me moshë rreth 70 vjeç, vazhdon të qëndrojë në morgun e këtij spitali, ndërsa identifikimi i tij është bërë vetëm mesditën e djeshme nga familjarët e tij të cilët kishin shkuar për tu intresuar për familjarin e tyre të larguar nga shtëpia që një natë më parë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes , rreth orës 20.00, në rrugën nga stacioni hekurudhor te ura e Dajlanit, kur autovetura tip Golf, me targë DR 8738 E, që drejtohej nga 35 vjeçarja M.C ka goditur kalimtarin e moshuar, i cili kalonte mbi trafikndarësen për të mbërritur në anën tjetër të rrugës. Burimet thanë se i moshuari u dërgua menjëherë në spital dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, por nuk mundi të mbijetojë nga plagët e rënda. Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesen e autoveturës, M. C., 35 vjeç, nga Durrësi.
Ky lajm është publikuar: 18/05/2009