E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas verifikimeve në fakultete, u rikthehen dokumentet studentëve

Autori i Lajmit: red.
Prokuroria e Tiranës u ka rikthyer pasaportat studentëve të bllokuar në Trieste. Burimet nga organi i akuzës kanë bërë me dije se studentët kanë dhenë deklarimete tyre në Prokurori dhe pas verifikimeve të bëra në fakultete u janë rikthyer dokumentet e tyre. Sipas po të njëjtave burime mësohet se studentëve nuk u ishte treguar fillimisht për problemin që u kishte lindur dhe nuk u ishte dhënë asnjë fjalë për rikthimin e shumës që kishin pagur, çka kishte shkaktuar reagime tek studentët. Prokuroria e Tiranës dyshon se 20 persona nuk kanë qenë studentë, por kanë udhëtuar deri në Trieste të Italisë, ku më pas u bllokuan nga karabinierët. Numri është bërë i ditur nga vetë udhëtarët, por edhe nga verifikimet që janë bërë në universitete. Dy ditë më parë prokuroria kërkoi verifikime në fakultete, për të gjithë personat të cilët u nisën për në Trieste, por që më pas rezultuan se nuk ishin studentë ashtu siç kishin deklaruar. Pas verifikimeve në fakultete, rezultoi se 20 nga 160 prej tyre nuk ishin studentë, por pjesë e shoqërise së tyre. Pas këtyre verifikimeve organi i akuzes u ka kthyer pasaportat studentëve të tjerë, të cilëve iu ishin bllokuan në portin e Durrësit. Gjatë deklarimeve të tyre në organin e akuzës, mësohet se studentët kanë shpjeguar se në Trieste iu ishte thënë se shuma e lekëve që ata kishin me vete ishte shumë e vogel, në një kohë kur këta të fundit kishin bërë një rezervim, në të cilin ushqimi dhe fjetja ishte e paguar. Shuma e deklaruar nga ana e studentëve në prokurori, që duhet të kishin me vete, ishte plot 1 mijë euro. Për këtë ngjarje Prokuroria e Tiranës, ka nën hetim administratoren e agjencisë turistike "MAR-EST- TRAVEL", Iris Cekani 39 vjeçe, si dhe Valter Marashi, 21 vjeç, student i vitit II-të, Fakulteti Juridik.

Ky lajm është publikuar: 18/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›