E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentojnë të vrasin bashfshatarin, pranga vëllezërve

Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Konkurenca dhe debatet mes tre shtetasve për pak sa nuk kanë shkaktuar viktimën e radhës. Tre shtetas janë konfrontuar me njeri-tjetrin ndërkohë që policia ka vënë në pranga dy shtetas që kanë qëlluar me armë në drejtim të bashkfshatarit të tyre. Në pranga të policisë kanë rënë dy vëllezër Arjan dhe Edmond Shqepo banorë të fshatit Libofshë rreth 18 km larg qëndrës Fier. Ndalimi i këtyre dy vellezërve është bërë pasi në bashkëpunim me njëri–tjetrin kanë tentuar që të vrasin bashkefshatarin e tyre Arjan Laska për shkak të konkurencës, pohoi policia fierake. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së shtunë në hyrje të fshatit Libofshë në rrugën kryesore të fshatit. Burimet policore fierake pohuan se dy vëllezrit Shqepo punojnë me furgon linjën Libofshë–Fier, ndërkohë që bashkëfshatari i tyre kryen po këtë linjë por me autobus.
Ngjarja
Pas debateve që ata kishin kryer disa ditë më parë ka bërë që ato të vazhdojnë deri të shtunën në mbremje kur dy vëllezerit Arjan e Edmond Shqepo i kanë dalë përpara me makinën e tyre, Laskës, ndërkohë që edhe ai ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij. Pasi janë ndeshur përballë me të, njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën tip TT e ka qëlluar në drejtim të tij por plumbi fatmirësisht ka zënë në kofonin e makinës e jo në xham të parë në drejtim të tij, pohuan burimet policore fierake. Ata nuk janë mjaftuar me kaq por kanë qelluar edhe një herë tjetër por këtë radhe plumbi i dal nga pistoleta ka zënë në pjesën e pasme të makinës me të cilën udhëtonte Laska. Ky i fundit ka pohuar në polici se dy vëllezërit veçë pistoletës që kanë qëlluar në drejtim të tij kanë pasur me vete edhe armë zjarri kallashnikov por nuk kanë gjuajtur.
Denoncimi
Policia e fierit sapo ka marre vesh ngjarjen ka shkuar në Libofshe ndërkohe që Laska ka kryer denancimin në polici dhe ka treguar gjithë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Policia ka shkuar në banesat e dy vëllezërve Shqepo përkatësisht 39 dhe 35 vjeç dhe ka kryer ndalimin e tyre. Gjatë kontrollit në banesë policia ka gjetur armën e zjarrit tip pistolete TT që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia pohoi se nuk ka gjetur armë zjarri kallashnikov në banesë si ka pretenduar 45 vjeçari Laska. Policia ka arrestuar dy vëllezerit në kushtet e flagrancës për vrasje të mbetur në tentativë në bashkëpunim. Te ndaluarit janë Arjan Shqepo 39 vjeç banor i Libofshës dhe Edmond Shqepo 35 vjeç po banorë i Libofshës.

Ky lajm është publikuar: 18/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›