Aksidenton 18-vjeçarin, në pranga shkodrani rezident në Irlandë

Tiranë, 29 Janar, 12:42, NOA - Aksidentin një të ri, vihet në pranga një 40-vjeçar.
Policia e Tiranës, bëri të ditur për agjencinë NOA, se specialistët e seksionit të Hetimit të Aksidenteve kryen arrestimi në flagrancë të shtetasit Fatos Zija Cufaj, 40 - vjeç, lindur në Shkodër dhe banues (rezident) në Irlandë.
Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 14.00?, duke drejtuar automjetin e tij tip - fuoristrada “Benz 270 ML”, me targa SH 4349 E, në Sauk të Ri, pranë një karburanti, ka aksidentuar këmbësorin 18-vjeçar Arben Rama.
18-vjeçari, banues në Sauk Tiranë është aksidentuar teksa po ecte anës rrugës, dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
U kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
c.a/NOA