Durrës, denoncon vjedhjen e anijes

Durrës, 29 janar, 11:23, NOA – Burimet zyrtare të policisë së Durrësit kanë bërë të ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se është paraqitur në Drejtorinë e kësaj policie qytetari Fatmir Abazi për arsye se disa ditë më parë në Kalatën Lindore të Portit ai ka konstatuar vjedhjen e anijes së tij “Adriana” 1.5 tonëshe të cilën e kishte nxjerrë në tokë për t’i bërë riparime.
Gjate 3 ditëve nga konstatimi i vjedhjes pronari është interesuar vetëe për vendodhjen e mjetit të tij por nuk ka marrë dijeni se ku mund të ketë përfunduar.
Tashmë kanë filluar veprimet e para hetimore për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal dhe po punohet për sqarimin e ngjarjes.
n.e/NOA