Tiranë, zjarri përfshin një mobileri

Shkrumbohet një mobileri në kryeqytet duke shkaktuar dëme edhe në disa banesa që ndodheshin aty pranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 maji” ku një zjarr i rënë në punishte ka shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Pas rënies së zjarrit menjëhërë kanë shkuar ne vendin e ngjarjes zjarrfikësit të cilët kanë tentuar të shkuajën flakët e zjarrit që kishin përfshirë mobilerinë.
Flakët janë ndihmuar të përhapen edhe si rezultat i materialit të drurit që ndodhej në mobileri duke rrezikuar seriozisht edhe shtëpitë që ndodheshin pranë mobilerisë. Menjëhërë policia dhe zjarrfikësit kanë evakuar banorët të cilët kanë pasur banesat në afërsi të vatrës së zjarrit.Ndërkohë që për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit ka ardhur dhe një numër i madh zjarrfikësish nga Durrësi.
Zjarrëfikësit kanë luftuar për afro 2 orë me flakët të cilin kanë arritur më pas ta vënë nën kontroll. Menjëherë në vendngjarje kanë nisur edhe hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit.Megjithatë pista e parë është ajo e një shkëndije elektirike, por nuk përjashtohet as një zjarrëvënie e qëllimshme, dhe kjo do të ishte sipas burimeve edhe pista e fundit. Kohët e fundit në kryeqytet kanë rënë një numër i konsiderueshëm zjarresh të cilat duke qenë nën ndikimin e temperaturave të larta përparojnë më shpejt.