Buxheti i Tiranës hyn në fuqi
24/02/2009 Reagimi
Pavarësisht kthimit të buxhetit nga prefekti i Tiranës për diskutim edhe një herë në këshillin bashkiak, zyrtarë të Bashkisë kanë pohuar se duke filluar nga dita e djeshme, buxheti ka hyrë në fuqi. Kjo do të thotë se procesi i votimit të bërë më 3 shkurt (ku nga vetë kryebashkiaku Rama u numëruan 29 vota pro) cilësohet i rregullt. Gjatë ditës së djeshme nëpërmjet një prononcimi të dhënë nënkryetari i këshillit bashkiak Petraq Simo ka pohuar se tashmë buxheti është në fuqi. “Berisha dhe Meta duhet të gjejnë diçka tjetër për të vazhduar muajt e mjaltit politik mes tyre e jo buxhetin e Tiranës, pasi boll e mbajtën peng për interesat e tyre në dëm të interesave të qytetarëve. Refuzimi i prefektit është vazhdim i lojës së Berishës e Metës, por për mua kjo lojë është e mbyllur. Me votat e shumicës dhe në bazë të Kushtetutës e ligjit sot buxheti ka hyrë në fuqi”, - ka pohuar Simo. Sipas tij, kjo i është komunikuar me shkrim edhe prefektit përmes shkresës me nr.prot.1425/2; dt.23.02.2009. megjithatë gjatë ditëve në vijim do të zbardhet plotësisht vijueshmëria që do të ketë çështja e buxhetit, nëse do të ketë tjetër mbledhje të këshillit për ta rihedhur në votë sërish apo jo.