Premtimi i Ramës: Do të bëjmë më shumë se paraardhësit
24/02/2009 Peshkopia - stacioni i radhës i takimeve mes vullnetarëve dhe kreut socialist
“Socialistëve nuk u intereson një pazar kryetarësh, por një bashkim i ri qytetarësh”
Vullnetarët e “Bashkimit të ri për ndryshim” në qytetin e Peshkopisë pritën në një takim kreun socialist Edi Rama. Në vijim të turit të tij të takimeve me rrjetin e vullnetarëve, të cilët i janë bashkëngjitur thirrjes për të qenë lajmëtarë të domosdoshmërisë për ndryshim, kryesocialisti Rama është ndalur në këtë qytet për të dhënë mesazhet paraelektorale të partisë që ai drejton. Edhe gjatë këtij takimi është vënë theksi pikërisht te ndryshimi i politikës për të sjellë rezultate reale në qeverisjen e vendit. Parë në këtë këndvështrim, Rama premtoi se “qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit do të bëjë për fshatin, arsimin dhe punësimin më shumë se çfarë kanë bërë qeveritë e 18 vjetve të marra së bashku”. Njëkohësisht, kryetari socialist Edi Rama nga Peshkopia drejtoi gishtin në plagën e analfabetizmit, e cila është shtrirë pasivisht, sidomos në zonat e thella të vendit, qofshin këto në Veri apo në Jug të vendit. “Nuk mund të ketë një Shqipëri që shkon në shkollë dhe një Shqipëri që nukdi shkrim e këndim në shekullin e 21-të në mes të Europës, kur për faqen e zezë të politikës së vjetër të politikanëve është ringjallur dhe po përhapet analfabetizmi”, - u shpreh Rama. Njëkohësisht, po në këtë kontekset, ai vuri në dukje se “qeveria jonë e bashkimit të ri të qytetarëve, që do fitojë më 28 qershor, do të jetë qeveria e parë e këtij vendi që do ti shohë e do ti trajtojë fëmijët e qytetit e të fshatit në të gjithë territorin e Shqipërisë si fëmijë të barabartë të Republikës së Shqipërisë”. Sipas tij, problemi i PS-së është të mos e lërë Shqipërinë, të mos e lërë gjeneratën e re që Sali Berisha ta zhysë më keq në papunësi, korrupsion e varfëri. Gjithashtu kryeu i PS-së nuk vonoi të shigjetonte ashpër dhe përfaqësuesit politikë të këtyre 18 vjetve. “Socialistëve nuk u intereson një pazar kryetarësh, por një bashkim i ri qytetarësh. Janë pazaret e zanatçinjve të vjetër, që e kanë lënë vendin prej 18 vjetësh në këtë gjendje, ndaj dhe një herë shprehu vendosmërinë e tij për të ndryshuar vetë politikën dhe mënyrën e të bërit politikë, pasi qeveria, - theksoi lideri i opozitës, - duhet të jetë e qytetarëve dhe jo e shumatores së kryetarëve.” Po në këtë linjë, kreu socialist shtoi se “loja e vjetër e interesave personale duke i përçarë dhe sunduar njerëzit i ka ndihmuar politikanët të shkojnë shpeshherë aty ku kanë dashur të mbërrijnë, por e ka penguar 18 vjet me radhë Shqipërinë të mbërrijë aty ku të gjithë ne kemi dashur”. Madje, sipas zij, një fitore falë mënyrës së vjetër të marrjes vesh mes zanatçinjsh të pazarit të vjetër politik nuk ju duhet shqiptarëve. “Një bashkim kryetarësh për të ndarë poste për politikanët dhe për të lënë pa zgjidhur njësoj si 18 vjet me radhë hallet për njerëzit dhe për familjet shqiptare juve nuk ju duhet. Por as mua nuk më intereson. Një qeveri që ndërron qime, por jo zakon, juve nuk ju duhet. Por as mua nuk më intereson. Sepse pasojat që sjell ky lloj pazari, ky lloj bashkimi, kjo lloj qeverie janë po këto që shihni prej 18 vjetësh dhe i ndieni në kurrizin tuaj”, deklaroi Rama nga Peshkopia.