Aksidenton te moshuarin, pranga 24-vjecarit
Elbasan - Ka fshehur aksidentimin e te semurit mendor, por zbulohet dhe hetohet nga policia. Sherbimet e policise se Elbasanit ndaluan 24-vjecarin Olsi Topuzi, me banim ne fshatin Shelcan te Elbasanit, pasi akuzohet se duke drejtuar automjetin tip "Volksvagen", me targe EL 6845 B, ne vendin e quajtur "Tregu industrial" ne lagjen Shen Koll ka aksidentuar 71-vjecarin Thanas Kamami me banim ne lagjen Shen Koll. Pas aksidentit, 24-vjecari e ka derguar vete ne spital viktimen, por gjate marrjes ne pyetje nga policia nuk ka treguar se e kishte aksidentuar me automjetin e tij. I moshuari ka nderruar jete ne spitalin e Elbasanit.
F.S.
F.S.