E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 17-vjecarit, 25 vjet burg

Gjykata e Rrethit te Vlores ka vendosur dje te denoje me 25 vjet burgim Julian Isufaj, i akuzuar se me daten 20 gusht te vitit te kaluar ka vrare 17-vjecarin Kledian Lutaj e ka plagosur rende taksistin 43-vjecar Ilmi Nuhaj. Ngjarja ka ndodhur ne nje bilardo prane ish-parkut te tregtise ne Vlore, ne lagjen "1 Maji". Prokurori i ceshtjes kishte kerkuar denimin e perjetshem per 26-vjecarin, ndersa mbrojtja kishte varur gjithe shpresat te procedura e gjykimit te shkurtuar. I akuzuari kishte pranuar krimin dhe kete fakt e ka marre ne konsiderate gjykata, qe ka caktuar perfundimisht masen e denimit prej 25 vitesh burgim. Vendimi ka lene te pakenaqur familjaret e viktimes, te cilet paralajmeruan apelimin. Sipas tyre, vrasja eshte bere me paramendim dhe autori nuk duhet toleruar. Ata kane kundershtuar gjithashtu paragrafin, ku gjykata cilesonte se "i pandehuri ishte vetedorezuar", duke thene se ne te vertete Julian Isufaj u kap nga policia pas disa ore kerkimesh.

O. Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›