E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentuan të moshuarin, në kërkim

Durrës- Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy vëllezër, që akuzohen se aksidentuan me vdekje një të moshuar. Sipas burimeve zyrtare, në kërkim janë Astrit dhe Dritan Memelli, të cilët pasi e përplasën për vdekje u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmë, në rrugën Shën Vlash- Spitallë, në kohën që i moshuari ka qenë duke kaluar rrugën. Viktima, pak kohë pas ngjarjes mbeti i paidentifikuar dhe kjo procedurë është mbyllur orë më vonë. Sipas policisë, viktima quhet Mahmut Qyra, i cili humbi jetën si pasojë e goditjeve të shumta që kishte pësuar në kokë e trup.

Ai nuk mundi dot të mbijetonte, edhe pse pas ngjarjes u dërgua në urgjencën e Durrësit, vend edhe ku ndërroi jetë.

Policia, pasi bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes deklaroi se aksidenti ishte shkaktuar nga një automjet me targa të huaja.

Sipas burimeve policore, aktualisht janë shpallur në kërkim vëllezërit Astrit dhe DritanMemelli, të cilët pas aksidentit braktisën automjetin me targë AY 057 SS, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vëllezërit akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit, për largim nga vendngjarja dhe mosdhënie ndihme për të aksidetuarin-përfunduan burimet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›