Thaçi në Durrës, zbulohet pllaka Pavarësia
Durrës- Rruga e plazhit, nga mbikalimi deri në Plepa ka marrë emrin “Pavarësia”. Në ceremoninë e rastit, në përurimin e pllakës me emrin e rrugës ka marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit shqiptar, Berisha.
Në fjalën e tij të shjkurtët gjatë ceremonisë, Thaçi vlerësoi kontributin e popullit të Durrësit në pritjen e emigrantëve kosovarë dhe organizimin e tyre për t’i mobilizuar në luftën e Kosovës. Kontribut sipas tij tepër i çmuar dhe që nuk mund të harrohet.
Pas përurimit të rrugës, Berisha dhe Thaçi mësohet se kanë vijuar rrugën për tu ndaluar në Kavajë, në shtëpinë e dëshmorit të vrarë në luftën e Kosovës, që ishte me origjinë nga Kavaja.