Çështja Hoxha, betohen ekspertët ligjorë
TIRANE- Dy ekspertë mjeko-ligjorë, që do të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të të pandehurit Budjon Meçe bënë sot betimin në senacën gjyqësore në ngarkim të 4 ish- drejtuesve të SHIK-ut. Senaca u zhvillua pak më parë në Gjykatën e krimeve të Rënda dhe u përqendrua në betimin e dy ekspertëve, bërë para trupit gjykues.
Seanca e radhës u përcaktuar të zhvillohet javën tjetër. Mësohet se brenda një jave eksperët do të përcaktojnë nëse Meçe është në gjendje shëndetësore për të marrë pjesë në këtë gjykim.
Ish-punonjësi i SHIK-ut, në 1995, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin nr. 5 në Tiranë. Disa herë gjykata ka dërguar disa fletëthirrje që ai të japë konfirmim për nisjen e procesit gjyqësor, por Meçe nuk është në gjendje t’i firmosë, ndërsa fletëthirrjet janë firmosur nga familjarët e tij.
Në këtë proces gjyqësor të pandehur janë Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Ilir Kumbaro dhe Budion Meçe, të gjithë drejtues dhe inspektorë të SHIK-ut. Ata akuzohen për rrëmbimin dhe torturimin me pasoja të rënda të biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Rezmi Hoxha ( i zhdukur) , Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Ngjarje e ndodhur 13 vjet më parë.