E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion antidroge në Tiranë, sekuestrohen 2 kg kokainë, 4 në pranga

TIRANË- Policia e Tiranës po zhvillon një operacion antidrogë në disa zona të kryeqytetit.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se është bërë I mundur sekuestrimi i të paktën 2 kg lënde narkotike e llojit kokainë.

Gjithashtu sipas policisë janë shoqëruar deri tani edhe 4 persona. Po sipas burimeve të policisë, kokaina është mundur të sekuestrohet pas kontrollit në makinë e banesë të personave të ndaluar.

Në minutat në vijim pritet të ketë të dhëna të reja në lidhje me këtë operacion.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›