E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana zyrtare dënon dhunën në Shkup: Të ndëshkohen autorët

Tiranë- Lidhur me dhunën barbare të ushtruar tre ditë parë nga agresorë maqedonas ndaj 15 nxënësve shqiptare në Shkup ka reaguar edhe Ministria e Jashtme shqiptare e cila dënon ashpër sulmin.

Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë në Shkup, tek ktheheshin nga festimet e ditës së mësuesit- shkruhet në deklaratën për shtyp të MJP-së.

Tirana zyrtare ka kërkuar hetim të plot të ngjarjes, identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve.

MPJ beson në hetimin e plotë të kësaj ngjarje nga autoritetet e zbatimit të ligjit, vënien përpara drejtësise dhe ndëshkimin e fajtorëve- vijon më tej deklarata.

Sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare ngjarje të tilla cënojnë bashkëjetesen në shtetin maqedonas dhe i bën thirrje shqiptarëve për qetësi dhe maturi.

Ngjarje të tilla,  të cilat cënojnë harmonine dhe bashkëjetesën në Maqedoni, duhet të tejkalohen me qetësi dhe maturi nga shqiptarët dhe nga gjithë etnitë e tjera atje- përfundon deklarata e MPj-së.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tirana zyrtare dënon vrasjet në Gostivar: Të bëhet drejtësi Tiranë- Tirana zyrtare ka ndëshkuar ashpër vrasjen e dy të...
  2. Tiranë, MPJ denon dhunën në Mitrovicë Tiranë- Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë, ka reagur...
  3. PS dënon dhunën ndaj nxënësve shqiptarë në Maqedoni Tiranë- Partia Socialiste e Shqipërisë përmës një deklarate për shtyp...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›